Përkundër se nuk ka filluar edhe zyrtarisht fushata zgjedhore, partitë politike po vazhdojnë t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre në teren.

Garë interesante në këto zgjedhje pritet të jetë edhe për të parin e Komunës së Malishevës, shkruan TV Malisheva.

Lidhur me këtë, një parashikim e ka bërë edhe njohësi i çështjeve politike në vend, Muhamet Bytyqi.

Ai ka parashikuar se gara kryesore do të jetë mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismë Socialdemokrate.

Bytyqi mendon se këto dy parti do të ndeshen edhe në balotazh.

“Para disa dite e thash në një emision se në Malishevë PDK-ja dhe Nisma shkojnë në balotazh, sot mu konfirmua se edhe sondazhi i fundit profesional e thotë këtë. Partitë le ta zgjedhin gjuhën”, ka thënë analisti Bytyqi. /TV Malisheva

Share.