Ish-trajneri i RB Leipzig Julian Nagelsmann do të jetë sot mysafirë me Bayern Munich në stadiumin “Red Bull Arena” ku të dy skuadrat do të përballen në kuadër të xhiros së tretë të Bundesligës gjermane.
Tre nga katër takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë rezultuar me barazim, sidoqoftë në ndeshjen e fundit Bayerni mposhti si mysafirë Leipzigun me rezultat 1:0.
Kampioni aktual i Bundesligës Bayerni rikthehet nga fitorja 5:0 kundër Hertha Berlinit, kurse Leipzigu rikthehet nga humbja 1:0 kundër skuadrës së Wolfsburgut.
Pas tre xhirove, Bayern Munich gjendet në pozitën e tretë në tabelë më nëntë pikë, dy më pak se vendi i parë Wolfsburgu, kurse Leipzigu ka regjistruar një fitore dhe dy humbje, duke arkëtuar vetëm tre pikë në pozitën e 10.
Të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa në ndeshjen e sotme, ku për Leipzigun nuk do të paraqiten Halstenberg, Raebiger dhe Saracchi, kurse tek Bayerni nuk do të paraqiten Coman dhe Tolisso.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
RB Leipzig (4-2-3-1): Gulacsi; Klostermann, Orban, Simakan, Gvardiol; Adams, Haidara; Szoboszlai, Forsberg, Nkunku; Silva
Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Stanisic, Upamecano, Sule, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Musiala; Lewandowski
18:30 RB Leipzig – Bayern Munich (Stadiumi Red Bull Arena) /TV Malisheva