Edhe ditën e shtunë, kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vazhduar aktivitetet  e tij në teren, shkruan TV Malisheva.

Kastrati kësaj radhe kishte zgjedhur ta vizitonte Palestrën Sportive në shkollën fillore që mban emrin e heroit të kombit, Ibrahim Mazreku, në Malishevë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se qeverisja e Nismës ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore në Malishevë.

Ja postimi i tij i plotë:

Sot gjatë ditës ishim për të parë nga afër Palestrën Sportive në shkollën fillore që mban emrin e heroit të kombit, Ibrahim Mazreku, në Malishevë.

Jemi shumë të lumtur që si qeverisje e Nismës kemi investuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore këtu në Malishevë, që e kemi ndërtuar këtë palestër moderne dhe me standarde evropiane, por jemi edhe më krenarë që nxënësit e kësaj shkolle po tregojnë rezultate të jashtëzakonshme në secilën fushë.

#NISMAsocialdemokrate119#EkremKastrati#Malisheva /TV Malisheva

Share.