Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri u përplas me futbollistin e Milanit Alexis Saelemaekers në takimin e luajtur në San Siro të dielën.
Tekniku italian vrapoi drejt anësorit të “Rossonerëve” pasi gjyqtari mbylli ndeshjen për “të qëruar hesapet”.
Megjithatë, një përleshje të mundshme e ndaloi një anëtar i stafit të Lazios që ndau Sarrin me lojtarin.
“Nuk ishte asgjë veçanërisht”, tha ish-tekniku i Napolit, Chelsea dhe Juventus për DAZN.
“Djaloshi i ri bëri një gjest që nuk duhet të bëni ndaj të moshuarve dhe Ibrahimovic më pas qetësoi gjithçka. Këto gjëra ndodhin në fushë”, shtoi ai.
Sipas DAZN, Sarri kërkoi më shumë respekt nga 22-vjeçari, i cili me sa duket e ekzagjeroi festimin e tij.
“Kuqezinjtë” fituan tre pikë në këtë përballje me golat e Leoas dhe Ibrahimovicit. /TV Malisheva