Gjatë ditës u raportua nga disa media se klubi futbollistik nga Suhareka “Ballkani” është në negociata për ta transferuar golashënuesin më të mirë të ligës së Australisë, Besart Berisha.
Por, kjo tani u mohua nga ky klub nëpërmjet një reagimi.
“Lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Besart Berisha. Këto lajme ne si klub i demantojmë pasi që nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me futbollistin Besart Berisha”.
Përveç me Ballkanin ai raportohet se është në negociata edhe me Prishtinën. /TV Malisheva