17 mijë raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Prishtina prinë me numrin më të lartë të rasteve aktive. Në Prishtinë janë 3 mijë e 658 raste aktive me koronavirus.

Në raportin e fundit, IKShPK ka njoftuar për 14 vdekje si shkak i infektimit me koronavirus dhe 259 raste të reja pozitive me COVID-19.

Përshkak të rritjes së numrit të vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19, më 30 gusht janë vendosur masa antiCOVID-19 për të parandaluar përhapjen e virusit.

Masa të reja u vendosen edhe të dielën, për të vazhduar me to deri më 26 shtator.

Ndërkohë që në Kosovë po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës. Ndërsa, 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva

Share.