Asnjëherë nuk e dini se kush do të marrë pjesë në Met Gala deri në ngjarjen aktuale, por Nicki Minaj konfirmoi se nuk do të merrte pjesë në protokollet e sigurisë të ngjarjes.

Muzeu Metropolitan i Artit ku edhe u mbajt sivjet Met Gala kërkon që të gjithë vizitorët e moshës 12 vjeç e lart të vaksinohen kundër COVID-19, në përputhje me urdhrin e New Yorkut që kërkon dëshmi të vaksinimit për aktivitetet e brendshme në mes të pandemisë. E njëjta gjë vlejti edhe për eventin famoz të modës, Met Gala të këtij viti, shkruan USA Today.

Por disa minuta para se nata më e madhe të niste të hënën, reperja Minaj zbuloi në Twitter se ajo kohët e fundit u infektua me COVID-19 dhe deklaroi: “Nëse vaksinohem nuk do të jetë për Met Gala-n”.

“Ata duan që ju të vaksinoheni për Met. Nëse unë vaksinohem nuk do të jetë për Met. Do të jetë një herë kur të ndiej se kam bërë kërkime të mjaftueshme. Unë jam duke punuar në këtë tani. Ndërkohë të dashurit e mi [fansat], jini të sigurt. Vendosni maskën me dy tela që ju kap kokën dhe fytyrën. Jo atë të lirshmen”, ka shkruar ajo.

Në një status tjetër, Minaj tha se ajo u infektua me COVID-19 ndërsa po përgatitej për MTV Video Music Awards – ngjarje të cilën ajo gjithashtu e anashkaloi të dielën: “Mendoni se kush e mori COVID-in? A e dini se çfarë është të mos jesh në gjendje të puthësh ose mbash fëmijën tënd të vogël mbi një javë? Një foshnjë që është mësuar vetëm me nënën e tij?”, pyeti ajo.

Këngëtarja mirëpriti në jetë një djalë në shtator të vitit 2020 me burrin Kenneth Petty. Minaj gjithashtu shkroi në Twitter të hënën se ajo kishte “një foshnjë pa dado gjatë infektimit me COVID-19…duke mos rrezikuar për shëndetin e dikujt”.

Përafërsisht gjysma e amerikanëve janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, por hezitimi i vaksinave vazhdon ndërsa varianti Delta po “lulëzon” në ShBA.

Deri më tani, pandemia ka kushtuar të paktën 656,000 jetë amerikane. Njerëzit e pavaksinuar kanë 11 herë më shumë gjasa të vdesin nga COVID-19 sesa njerëzit e vaksinuar, sipas studimeve të reja nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të bëra të ditura të premten.

Drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky tha të premten se mbi 90 për qind e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 janë të pavaksinuar në këtë pikë, dhe ka 10 herë më shumë numër të njerëzve të pavaksinuar në spital për COVID-19 sesa njerëzit e vaksinuar.

Disa njerëz të vaksinuar janë sëmurë, por sëmundja e rëndë është e rrallë në atë grup – një tregues tjetër që vaksinat e coronavirusit janë të sigurta dhe efektive.

Minaj mori reagime të përziera nga baza e saj e përkushtuar e fansave, e njohur si ‘Barbz’. Ndërsa disa mbështetën deklaratën e saj, një numër dërrmues i fansave ndanë informacione të mbështetura nga shkenca për të marrë vaksinën.

Pas gati një ore ndërveprimi me fansat e saj në Twitter, Minaj pyeti ndjekësit e saj: “Cilën vaksinë do të rekomandonit? Është koha që ta marr. Flisni me mua”.

“Shumë vende nuk do të lejojnë që punonjësit të punojnë pa vaksinën. Unë do të rekomandoja që ata të merrnin vaksinën”, shtoi ajo. “Jam i sigurt që do të vaksinohem, sepse duhet të shkoj në turne, etj”, shkroi më tutje reperja e njohur. /TV Malisheva

Share.