Është jashtëzakonisht e pazakontë që një makinë 50-vjeçare të ketë vetëm një pronar që nga fillimi, por ky është rasti me këtë super-makinë jashtëzakonisht të rrallë italiane që ka qenë në ruajtje për pjesën më të madhe të jetës së saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Iso Grifo i vitit 1971 – i cili është një nga tre makinat e prodhuara ndonjëherë – që u porosit nga “rojtari” i vetëm dhe fillimisht ishte menduar për dërgim në Rodezi, në Afrikën Jugore, ku ai kishte jetuar.
Sidoqoftë, pasi u transferua në Mbretërinë e Bashkuar, blerësi vendosi të merrte me personalisht automjetin nga fabrika në Bresso, pak jashtë Milanos, dhe ta drejtonte për në shtëpi.
Pas përdorimit të automjetit për tre vjet dhe kalimit të më pak se 21,000 kilometrave, ajo u vendos në ruajtje në vitin 1974 dhe nuk ka lëvizur që atëherë.
Dhe makina tani do të dalë në një ankand në Chichester – ndëkohë që çmimi i vlerësuar është midis 230,000 dhe 290,000 euro.
Shtëpia e ankandeve thotë se mundësia për të blerë një version të tillë me aq pak kilometra është ‘një gjë shumë e rrallë e jashtëzakonshme’ dhe një ‘mundësi e papërsëritshme’.
Grifo u prodhua midis viteve 1965 dhe 1975 nga prodhuesi italian, Iso – prodhuesi që kishte bërë fillimisht frigoriferë para Luftës së Dytë Botërore, megjithëse pas luftës kaloi në prodhimin e skuterëve dhe motoçikletave.