Një ditë para derbit në Ligën e Kampionëve mes Liverpooli dhe Milanit, ky i fundit e ka konfirmuar që sulmuesi Zlatan Ibrahimovic nuk do të paraqitet kundër “Të Kuqve” në stadiumin “Anfield Road”.

Në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve, Milani do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër gjigandit anglez Liverpoolit.

Tanimë, përveç mungesave të Rade Krunic dhe Timoye Bakayoko, listës së lënduarve tek “Rossonerët” i është shtuar edhe veterani Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka pësuar një lëndim në thembrën e Akilit, dhe trajneri i Milanit Stefano Pioli ka treguar që do të bëjë zgjedhje mes Rebic dhe Giroud për të startuar në krye të sulmit. /TV Malisheva

Share.