Cristiano Ronaldo mund ta ndihmojë Manchester United për të arritur gjëra të mëdha, pas rikthimit në “Old Trafford”, ka thënë mbrojtësi dhe shoku i skuadrës Diogo Dalot.
Ylli portugez shënoi dy gola në fitoren 4:1 kundër Newcastle United në vikend, duke e bërë debutimin e tij të dytë në Premier Ligën angleze në formën më të mirë.
Tani, bashkëkombësi i tij Diogo Dalot ka treguar që është ndjenjë e papërshkrueshme ta kesh pesë herë fituesin e Topit të Artë në skuadër.
“Është fantastike dhe jo vetëm për mua, por për të gjithë që ta kemi Ronaldon këtu. Ai i dhuron të gjithëve energji të mirë, dhe deri tani ka qenë fantastik”, tha Dalot.
“Mendoj që tifozët duhet ta presin Ronaldon e njëjtë, ai është këtu për të fituar çdo gjë që e ka fituar deri tani, dhe të ndryshoj rrjedhën e lojës për të mirë, dhe nga kjo gjithmonë pritet më e mira. Ne jemi këtu për ta ndihmuar atë dhe ai për të na ndihmuar neve, dhe së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha”, shtoi mbrojtësi portugez.
Sot, skuadra e Manchester United së bashku me Ronaldon i rikthehen fushës së blertë, ku do të jenë si mysafirë të skuadrës zvicerane Young Boys në kuadër të Ligës së Kampionëve. /TV Malisheva