Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka thënë se kjo komunë me të në krye të pushtetit do të bëhet me Zonë Ekonomike, shkruan TV Malisheva.

Kilaj përmes një postimi në Facebook ka shpjeguar se Zona Ekonomike do të ndërtohet në pjesën e ish-Aeroportit Bujqësor.

Tutje, kandidati i PDK-së gjithashtu ka treguar se kjo Zonë Ekonomike do të ketë hapësira të mjaftueshme për bizneset e Malishevës, për bizneset e diasporës, por edhe për kompanitë ndërkombëtare që kanë interes për të investuar në këtë komunë, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Malisheva me Zonë Ekonomike

Zona Ekonomike do të ndërtohet në pjesën e ish-Aeroportit Bujqësor. Zona e ish-Aeroportit bashkë me 48 hektarë rreth tij, do të jetë pjesa ku do të ndërtohet Zona Ekonomike.

Krijimi i zonës ekonomike ka për qëllim:

– Hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë;

– Mundësi për veprimtari të përshtatshme ekonomike për punësimin e grave;

– Infrastrukturë të përshtatshme për zhvillim të bizneseve;

– Të ndihmoj sektorin privat, tërheqjen e teknologjive të përparuara;

– Përqendrimin e bizneseve në një vend të caktuar dhe uljen e kostove

– Zgjerimin e bashkëpunimit mes bizneseve;

– Krijimin e kushteve për biznese, për qasje më të lehtë në lidhje ndërmjet qyteteve kryesore të Kosovës;

– Furnizimi me energji, ujë, transport, transport ndërkombëtar e shërbime në mbështetje të biznesit;

– Rritjen e konkurrencës në biznesin vendor etj.

Kjo Zonë Ekonomike do të ketë hapësira të mjaftueshme për bizneset e Komunës tonë, për bizneset e diasporës, por edhe për kompanitë ndërkombëtare që kanë interes për të investuar në komunën tonë.

Malisheva e ka pozitën gjeografike në qendër të Kosovës. Me angazhimin e përbashkët dhe me Zonën Ekonomike moderne do ta bëjmë Malishevën edhe qendër të zhvillimit e punësimit.

Bashkë për ekonominë!

Bashkë për Malishevën!

#PDK 177 / TV Malisheva

Share.