Kastriot Berisha ka vazhduar vizitën e tij në kolegjin prestigjioz turk, “HUMA” ku u prit nga drejtori dhe themeluesi i kësaj shkolle, Mehmet Birekul. 
Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës nga AAK në postimin e tij në Facebook ka përmendur rëndësinë që do t’i japë sferës së arsimit nëse zgjidhet kryetar.
Ai vlerësoi si të jashtëzakonshëm mënyrën e edukimit në shkollën “HUMA”.
Në fund ai potencoi se drejtori Mehmet Birekul do të vizitojë Kosovën nëse Kastriot Berisha zgjidhet kryetar dhe do të krijojnë kualifikim profesional me anë të certifikimeve nga sholla “HUMA” për t’u punësuar më pas më lehtë në tregun e punës. /TV Malisheva

Share.