30 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 572 raste të reja nga 4.511 testime të realizuara, 12.7 për qind e testeve kanë rezultuar pozitive.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 694 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.893./TV Malisheva

Share.