Reperi i njohur shqiptar 2 Ton, u ka treguar së fundmi fansave të tij se ka marrë një gjobë nga Policia e Kosovës.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ai ka shfaqur tiketën e policisë, e cila erdhi si pasojë e mos-respektimit të masave anti-COVID.

Reperi nga Ferizaj ka thyer rregullat, duke dalë me veturë gjatë orës policore (pas 21:30), për çka edhe është dënuar nga policët.

Pasi publikoi imazhin e gjobës, 2 Ton shkroi me ironi në mbishkrimin e saj se ai po dënohet si çdo qytetarë i zakonshëm i pavaksinuar, ndonëse ai vet e ka marrë vaksinën.

“Me vaksinë a pa vaksinë, dënimin e njëjtë e ki”, ka shkruar 31-vjeçari në InstaStory. /TV Malisheva

Share.