Sot nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja mes Manchester Cityt dhe RB Leipzig, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Premier Ligës angleze dhe skuadra gjermane gjenden në Grupin A, së bashku me gjigantin francez Paris Saint-Germain dhe Club Brugge.
Manchester City rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja minimale 1:0 kundër Leicester, kurse RB Leipzig rikthehet nga humbja e thellë si vendas kundër Bayern Munih me rezultat 4:1.
Sa i përket formës momentale, kampioni anglez ka treguar rezultate më të mira, duke regjistruar tri fitore dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, krahas dy fitoreve dhe tri humbjeve të RB Leipzig.
Të dyja skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për skuadrën e Pep Guardiolas nuk do të paraqiten Delap, Mendy dhe Steffen, ndërsa te Leipzig do të mungojnë Halstenberg, Novoa Ramos, Raebiger dhe Saracchi.
Formacionet e mundshme:
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Rodri, Gundogan, Silva; Mahrez, De Bruyne, Sterling
RB Leipzig (4-2-3-1): Gulacsi; Klostermann, Orban, Simakan, Angelino; Laimer, Haidara; Nkunku, Olmo, Szoboszlai; Silva /TV Malisheva