Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 45 persona janë shëruar, të cilët kanë qenë me covid-19, ndërsa janë regjistruar 9 raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e ISKHPK-së, QRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19, janë regjistruar gjithsejtë 2704 raste, prej tyre 2345 janë shëruar, 77 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 283 persona. /TV Malisheva

Share.