Ekrem Kastrati, kandidat i Nismës për kryetar të Komunë së Malishevës, ka treguar se së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë qenë për vizitë në fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve “Ylli Company” në Carrallukë, shkruan TV Malisheva.
Kastrati njofton se i kanë ofruar këtij biznesi gjithë gatishmërinë që gjatë mandatit tjetër do të vazhdojnë t’i përkrahin bizneset e komunës së Malishevës në përmirësimin e infrastrukturës.
Ja shkrimi i kandidatit të Nismës:
Sot ishim për vizitë në fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve “Ylli Company” në Carrallukë, si një nga prodhuesit më të suksesshëm në komunën tonë dhe me gjerë, ku më shumë se gjysmën e prodhimeve i eksporton në tregun evropian, ndërsa ka të punësuar rreth 50 punëtorë.
I jemi tejet mirënjohës dhe falënderues pronarit, Xhevat Hoti, për pritjen që na bëri, si dhe i shprehëm gjithë gatishmërinë tonë që gjatë mandatit tonë të tretë do të vazhdojmë të përkrahim bizneset e komunës sonë në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve të furnizimit me energji elektrike në bashkëpunim me KEDS, si një nga shqetësimet më të mëdha më të cilat ballafaqohen prodhuesit tanë vendorë, po ashtu edhe përmes granteve për përkrahjen e bizneseve, etj.
#NISMA119#EkremKastrati#Malisheva /TV Malisheva