Teksa të gjithë presin rikthimin e “Big Brother VIP” dhe rikthimin e Luanës në ekran me “Shiko kush luan”, “Përputhen” duket se ia ka zënë vendin të dy programeve.
Autorja Olsa Muhameti ka zbuluar se nga e shtuna, 2 tetor do të rikthehet “Përputhen Prime” dhe do të jetë në transmetim gjithë vitin.
Prej katër vitesh të shtunave mbrëma, në ekranin e Top Channel kemi parë “Shiko kush luan”, në moderimin e Luana Vjollcës, por moderatorja duket se po përgatit diçka të re dhe nuk dihet ende në cilin televizion do e shohim.
Po ashtu, të shtunave pritej të transmetohej “Big Brother VIP”, por mesa duket të shtunat tanimë do të jenë të “Përputhen”. /TV Malisheva