Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bajrush Hoti, së bashku me Labinot Gashin e Salih Morinën kanë vizituar fshatin Lubizhdë të Malishevës, shkruan TV Malisheva.

Hoti ka diskutuar me banorët e fshatit për problemet me të cilat po ballafaqohen tash e një kohë të gjatë.

Ndërsa, kandidati i LDK-së për kryetar u ka premtuar banorëve se të gjitha këtyre do t’i gjejë zgjidhje që në mandatin e tij të parë si kryetar i Malishevës.

Ja shkrimi i LDK-së në Malishevë:

Kandidati për Kryetar Komune z. Bajrush Hoti zhvilloi takim me strukturat e LDK-së në Lubizhdë. Në takim ishte edhe bartësi i listës z. Labinot Gashi dhe kandidatja për asamble komunale Zamire Morina, si dhe anëtari i kryesisë z. Salih Morina.

Në bashkëbisedim me banorët e fshatit Lubizhdë u diskutua për shumë probleme, e që më specifike ishin ato të infrastrukturës. Kryetari në ardhje dhe kandidatja për asamble komunale u premtuan banorëve se do t’i zgjidhin këto probleme duke i renditur me prioritet për secilin vit të mandatit qeverisës.

MALISHEVA PËR TË GJITHË

160 LDK

BAJRUSH HOTI

8 Zamire Morina /TV Malisheva

Share.