Alban Krasniqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Malishevës, mbrëmë ka pasur një takim, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, shkruan TV Malisheva.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se tani duhet veprim për ndryshim në Komunën e Malishevës.
Ja shkrimi i Krasniqit:
Nuk ka më mirë se sa ta përmbyllësh ditën me aktivistë të palodhshëm dhe miq të rinj.
Së bashku me Rifatin dhe Shkëlqimin takuam Kastriotin nga Carralluka me të cilin bashkëbiseduam për të ardhmen dhe mundësitë që sjellë ndryshimi i pritur me 17 tetor.
“Mjaft kohë na është vjedhur. Tani na duhet veprim për ndryshim.”
#meVETËVENDOSJEN144
#përMALISHEVËN /TV Malisheva