West Ham United do të fillojë kampanjën e Ligës së Evropës sot, ku do të zhvillojnë ndeshje si mysafirë në Kroaci kundër skuadrës së Dinamo Zagrebit.

“Çekanët” e arritën kualifikimin direkt në këtë garë pasi që sezonin e kaluar përfunduan në pozitën e gjashtë në Premier Ligën angleze.

Në anën tjetër, Dinamo Zagrebi nuk arriti të kalojë fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, dhe tani do të garojë në Ligën e Evropës.

Në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, formë më të mirë ka treguar West Ham duke regjistruar dy fitore dhe dy barazime, krahas dy fitoreve, një barazimi dhe një humbje të Dinamo Zagrebit.

Ndeshja e sotme mes këtyre dy skuadrave do të fillojë në ora 18:45, dhe tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Dinamo Zagreb (3-4-1-2): Livakovic; Sutalo, Lauritsen, Theophile; Ristovski, Ademi, Misic, Franjic; Ivanusec; Petkovic, Orsic

West Ham United (4-2-3-1): Fabianski; Cresswell, Diop, Zouma, Fredericks; Soucek, Rice; Fornals, Lanzini, Vlasic; Antonio

18:45 Dinamo Zagreb – West Ham United (Stadiumi Maksimir)

Share.