Edhe Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Malishevë, ka hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan TV Malisheva.

Kandidat për kryetar të Malishevës nga ky subjekt politik është Alban Krasniqi.

Krasniqi në hapjen e fushatës zgjedhore ka theksuar se lista të cilën e kanë sjellë para qytetarëve është e fitores.

Ndërsa, kandidati i VV-së që synon kreun e Komunës së Malishevës nuk ka lënë pa drejtuar kritika për qeverisjen aktuale të Nismës.

Të pranishëm në hapjen e fushatës zgjedhore në Malishevë u panë të jenë edhe ministrja Albulena Haxhiu, e deputeti i zëshëm Armend Muja.

Më poshtë i gjeni pamjet ekskluzive nga TV Malisheva:

Share.