Me fillim nga ora 21:00 do të fillojë derbi mes Leicester Cityt dhe Napolit, takim ky i vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Skuadra angleze rikthehet në këtë ndeshje nga humbja 1:0 në xhiron e fundit kundër Manchester Cityt, kurse Napoli rikthehet nga fitorja 2:1 kundër Juventusit.
Të dy skuadrat kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për “Dhelprat” nuk do të paraqiten Fofana, Justin dhe Mendy, kurse tek Napoli do të mungojnë Cioffi, Demme, Lobotka dhe Rui.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Leicester City (4-3-3): Schmeichel; Castagne, Vestergaard, Evans, Bertrand; Perez, Ndidi, Soumare; Daka, Iheanacho, Barnes
Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Koulibaly, Rrahmani, Malcuit; Zielinski, Ruiz, Zambo Anguissa; Insigne, Osimhen, Lozano
21:00 Leicester City – Napoli (Stadiumi King Power) /TV Malisheva