Nëse ju pëlqen të hani vezë për mëngjes, përgatitini ato në një mënyrë paksa më ndryshe

Nëse ju pëlqen të përgatitni vezë, një përbërës do t’i bëjë ato edhe më të shijshme!

Edhe pse rrallë do t’i shkonte dikujt ndër mend të vinte çips në vezë të fërguara ose omëletë, ky përbërës në të vërtetë i përshtatet çdo lloj veze, sepse vakti do të jetë edhe më i shijshëm edhe më krokant.

Vendosni një grusht çips në qesen e ngrirjes dhe kalojeni me okllai sipër për ta bërë atë sa më mirë të imtësuar.

Pastaj përzieni me omëletën, apo gatuani vezë syze me çips në një tigan.

Nëse dëshironi, mund ta kombinoni edhe çipsin me shije të ndryshme – me ajkë, djathë apo keçap, ndërsa në omëletë mund të shtoni çfarëdo që dëshironi – qepë, kaçkavall, spec, proshutë.

Ju bëfshin mirë! /TV Malisheva

Share.