Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga covid-19, përderisa janë regjistruar 2 raste të vdekjeve dhe 13 raste të reja me covid.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, QRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga kontaktet me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2732 raste, prej tyre 2394 janë shëruar, 81 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 257 persona. /TV Malisheva

Share.