Skuadra e cila po befason gjithë Kosovën, FC Malisheva, këtë të shtunë do të takohet me skuadren nga Drenasi, Feronikeli.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit “Limaj Gegaj” në Malishevë, me fillim nga ora 16:00, shkruan TV Malisheva.

E, për këtë super ndeshje, tashmë kanë filluar të shiten edhe biletat. Kështu ka njoftuar klubi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ja njoftimi:

Ju njoftojmë se ka filluar shitja e biletave.

Biletat mund t’i blini në Librarinë LIBURNIA deri të Shtunën në ora 14:30.

Për shkak të masave Anti-Covid numri i tifozëve mbrenda stadiumit është i limituar, vetëm 5% e kapacitetit të stadiumit.

Maska dhe distanca janë obligative.

Një qytet, një klub, një ëndërr!

Blej Biletë, Mbështete Klubin

#FcMalisheva #FCFeronikeli #MalishevaFeronikeli #njeqytetnjeklub #TifozeriaTornado #EidaPatroni / TV Malisheva

Share.