Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka treguar që skuadra nga Liga Amerikane (MLS) Inter Miami e dëshiron ende transferimin e yllit Lionel Messi.
Messi kompletoi transferimin e tij tek Paris Saint-Germain në muajin gusht, pasi që ish-skuadra e tij Barcelona nuk mund të përballonte financiarisht një kontratë të re.
Sidoqoftë, sulmuesi i Inter Miamit Higuain ka treguar që dera është ende e hapur për një transferim të Messit.
“Nuk dua të hy në probleme, nuk kam ide për spekulimet e Messit në Miami”, tha Higuain për “ESPN Argentina”.
“Unë kam edhe një vit në kontratën time aktuale dhe Messi mendoj që ka nënshkruar për dy ose tre vite në Paris, nuk e mendoj se kemi rënë dakord. Klubi e dëshiron atë, le të shikojmë çdo të ndodhë”, shtoi sulmuesi argjentinas.
Para transferimit të tij tek Paris Saint-Germain, spekulohej që Lionel Messi mund të transferohej në Ligën Amerikane (MLS) te skuadra e Inter Miamit. /TV Malisheva