Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, i ka dhënë mbështetje kandidatit të këtij subjekti për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, shkruan TV Malisheva.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook është shprehur i bindur se Krasniqi do të jetë kryetar i ardhshëm i Malishevës.

“Gjithsesi që do të fitojmë edhe në Malishevë. Përballë dy pretendentëve prej të cilëve vetëm mirëqeverisje nuk ka patur, nuk ka e as nuk mund të presim ndryshim. Malisheva as nuk ia vazhdon mandatin NISMA-s që keqqeverisi me komunën për kaq kohë, e as nuk e rikthen në pushtet PDK-në e korruptuar”, shkruan Hoti në Facebook, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Gjithsesi që do të fitojmë edhe në Malishevë.

Përballë dy pretendentëve prej të cilëve vetëm mirëqeverisje nuk ka patur, nuk ka e as nuk mund të presim ndryshim. Malisheva as nuk ia vazhdon mandatin NISMA-s që keqqeverisi me komunën për kaq kohë, e as nuk e rikthen në pushtet PDK-në e korruptuar.

Malishevës i duhet Lëvizja sepse i duhet ndryshimi. Nuk mund të presim ndryshim nga ata që i kemi parë për 20 vite.

Për Malishevën e dëshmorëve, qytetarëve fisnik e të ndershëm, punëtorëve të zellshëm, mërgatës që jep shumë për vendlindjen, bujqëve që s`u vlerësohet puna, mësuesve që u është nëpërkëmbur kontributi, sportistëve të dalluar, mjekëve e humanistëve, rinisë që rrugë e vetme i është lënë migrimi, i duhet një qeverisje e re, qeverisje që:

– Që nderon dëshmorët dhe e do lagjen, fshatin, qytetin e vendin sikurse e deshën ata;

– Që i do e trajton të gjithë qytetarët pa dallim, në investim e punësim, në trajtim e përkujdesje;

– E njeh kontributin e mërgatës, u krijon mundësi për investime e ua largon barrierat byrokratike;

– Që rritë subvencionet e ua shpërndanë bujqëve, duke zbatuar kritere e duke mos bërë padrejtësi, ku fara e plehu, nafta e mjetet bujqësore shkojnë te ata që e duan bujqësine e që punojnë tokën;

– Që mësuesit i krijohen kushte pune, salla e kabinete, dhe e çliron nga kushtëzimet;

– Që u krijon kushte talentëve brenda komunës, mbështet klubet, e ndërton infrastrukturë për të gjitha sportet;

– Qe rregullon sistemin shëndetësor, e siguron më shumë shërbime;

– Ndihmon e orienton rininë te mësimi, puna e vlerat.

17 tetori do ta sjellë të renë në komunë, do ta lë prapa të vjetrën, duke mundësuar qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të drejtuar nga Alban Krasniqi.

#Lëvizja VETËVENDOSJE!

#Alban Krasniqi – 144 /TV Malisheva

Share.