Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Malishevë, dhe kandidati për kryetar komune, Bajrush Hoti, në kuadër të fushatës zgjedhore, sonte kanë zhvilluar një takim me shtabin e nëndegës së Senikut.

Në këtë takim thuhet se kandidati për kryetar të Malishevës, Bajrush Hoti, ka premtuar se do t’i trajtojnë me kujdes të gjitha projektet që janë në interes të këtij fshati, shkruan TV Malisheva.

“Kryetari Bajrush Hoti u premtojë se të gjitha këto projekte do t’i trajtojmë me prioritet duke filluar nga sigurimi i ujit të pijes, kanalizimi, rrugë, trotuare e ndriçim e probleme të tjera që i preokupojnë banorët e fshatit Senik”, thuhet në njoftimi e degës së LDK-së në Malishevë.

Ja njoftimi i degës së LDK-së në Malishevë:

Takim me shtabin nëndegës së Senikut.

Kandidati për Kryetar të Komunës z.Bajrush Hoti bashkë me bartësin e listës z.Labinot Gashi dhe kandidatin për asamble komunale nga nëndega e Seniku Labinot Sahitaj bashkëbiseduan për problemet dhe projektet e parealizuara që nuk janë realizuar qe 20 vite nga keqqeverisjet e deritanishme.

Kryetari Bajrush Hoti u premtoi se të gjitha këto projekte do t’i trajtojmë me prioritet duke filluar nga sigurimi i ujit të pijes, kanalizimi, rrugë, trotuare e ndriçim e probleme të tjera që i preokupojnë banorët e fshatit Senik.

160 LDK BAJRUSH HOTI

13 Labinot Sahitaj /TV Malisheva

Share.