Tifozët e grupit “Tornado”, në formë të organizuar kanë ndërrmarr një veprim interesant dhe për t’u duartrokitur.

Ata kanë pastruar stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, shkruan TV Malisheva.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.

Kujtojmë se nëser krenaria e qytetit, FC Malisheva do të pres klubin nga Drenasi, Feronikelin, me fillim nga ora 16:00.

Ja njoftimi pa ndërhyrje:

Sot në mënyrë vullnetare antarët e grupit të Tifozërisë TORNADO kanë bërë pastrimin dhe kanë hequr karriget e dëmtuara në tribunat e Stadiumit “Liman Gegaj”.

Të gjithë së bashku për gjëra të mira,vetëm duke vazhduar në iniciativa të tilla mund të arrijmë vetëdijësim për të ruajtur atë që është bërë mund dhe sakrificë financiare për të investuar.

Ta ruajm dhe të kujdesemi për stadiumin për të qenë më komod për të përcjellur nga afër skuadrën tonë FC Malisheva.

#TëKujdesemiSëBASHKU /TV Malisheva

Share.