Kandidati për kryetar nga AAK, Kastriot Berisha, ka komentuar rezultatin e hulumtimit të institutit GAP.
Në një postim Berisha ka goditur qeverisjen e Nismës, duke thënë se përveç nepotizmit, korrupsionit tash qeverisja në Malishevë duket se ishte edhe gënjeshtare duke qenë në top 4 komunat me më pak premtime të realizuara.
Postimi i plotë i Berishës:
Komuna e Malishevës në Top 4 komunat me më së paku premtime të realizuara
Instituti GAP ka publikuar të dhënat nga hulumtimi për përqindjen e premtimeve të realizuara nga kryetarët e komunave, ku pa ndonjë befasi, Malisheva renditet në zonën e kuqe me vetëm 33% të premtimeve të realizuara nga Ragip Begaj dhe NISMA, apo thënë ndryshe – në top 4 komunat me më së paku premtime të realizuara në Kosovë.
Përpos jo-kreativ, me korrupsion dhe nepotizëm, qeverisja e NISMA-s po e fut Malishevën në statistikat e përgjithshme PËR TË KEQ!
Në vendin e parë kemi Rahovecin pak kilometra larg ku qeveris AAK me Smajl Latifin në krye. Jam i lumtur për mikun tim dhe krenar që subjekti jonë politik kryeson në këtë listë.
Ngjashëm jam krenar edhe për komunën e Suharekës ku ka top performancë kryetari Bali Muharremaj nga AAK.
Malisheva meriton qeverisje transparente, efikase, kreative dhe gjithpërfshirëse, një model të punës si AAK mund ta ofrojmë nga dy komunat fqinje të Malishevës dhe jam i bindur se qytetarët e Malishevës janë bindur se është koha e AAK-së për Malishevën që Duam, shembull në gjithë Kosovën
Unë kam një plan. Malisheva që Duam është më e madhe se partitë politike dhe çdo politikan.
Shumë shpejt do ta keni në dorë planin tim për qeverisje që do jetë shembull siç është Rahoveci dhe Suhareka me Smajlin dhe Balinë.
#KB
#AAK121
#MalishevaQeDuam /TV Malisheva