Sipas të gjitha shënime që i kam gjetur qëndron që emri Arnaut është etnonim turk për shqiptarët (ototomane: ارناود), Arvanid (اروانيد), Arnavud (آرناوود),. Sipas spjegimeve etnonimi grek për ne Άλβανίτης , si rrjedhje e Άλβάνος ( Albanos)Greqishtja e re shkronjën “β”, nga pellazgishtja e e ka ndërruar në V. Kjo ësht bartur tek otomanët dhe ata na thoshin , Arnavut ose Arnaut, sipas metatezës van – në – nav ((Theißen 2007, p. 90, Noel Malcolm )
Me “Arnavud“ thirreshin të gjithë që e flitnin një nga dialektet e gjuhës Shqipe dhe shqiptarët sot e kanë shtetin e tyre , dhe të gjitha tokat në kufi me Greqinë, Maqedoninë Kosovën dhe Malin e Zi, që është një shtet me lidhje të forta gjaku (Anscombe 2006b, ) Osmanët e pushtuan Greqinë – Morenë rreth viteve 1458- 1460 , pra mbetje e e fundit të Perandorisë Bizantine. Pa pushtimit u krijuan sanxhaqet e Ejaletit të Rumelisë. Ndër to ishte e dhe Ejaleti I Moresë. (ایالت موره , Ejaleti Mōrâ)
Në More gati të gjithë banorët ishin arvanitas në tokat e tyre. Rreth viteve 1770 arvanitasit e krishterë u ngritën në kryengritje kundër pushtuesit otoman . kryengritje e cila dështoi dhe me shumë viktima në anën e arvanitasve të Moresë.
Normalisht me kalimin e kohës, nga dhuna popullsia e krishterë zvogëlohej dhe se ajo muslimane rritej.
Gjatë luftës greke (arvanitase) për pavarësi, gjatë viteve 1821- 1821 ra duar të luftëtarëve arvanitas, por pas shpërthimit të një konflikti nëmësin e tyre dhe ardhjes së Ibrahim Pashës së Egjyptit me 1825 , kryengritja u shua. Me 1828 me ndërhyrjen e forcave detare të Britanisë, Frances dhe Rusisë në Betejën e Novarinos, i detyruan trupat e Ibrahim Pashës të largohen nga Morea me 1Tetor 1828.
Të kthehemi në kryengritjen arvanitase të vitit 1821, ku shquhen një mori fiigurash heroike për pavarësi si Georgios Karaiskakis, Odysseas Androutsos, Markos Botsaris dhe Laskarina Bouboulina dhe më i rëndësishmi ndër ta Theodor Kolokotroni
” hero i 1821 “
Kolkotroni ishte figurë kryesore e revolucionit , i cili edhe quhej ‘ Heroi i Mores* i cili e ka luajtur rolin e madh në historinë e Greqisë së re.jo vetë i luftës por edhe i krijimit të shtetit të ri.
(Trudgill 1977, p. 32. “It is not too widely known that a majority of villages in the Athens area of Greece are inhabited by people of Albanian rather than Greek ethnic origin. These people are not recent immigrants, but the descendants of Albanians who entered the country at various times, for the most part between the 11th and 15th centuries. These Greek Albanians long retained a clearly separate ethnic identity, apparently, but gradually this identity has been eroded. Today they refer to themselves not as Albanians but as Arvanites, and call the language they speak not Albanian but Arvanitika. They are also very concerned to explain to outsiders that they are not only Arvanites but Greeks as well (see Trudgill and Tzavaras, forthcoming). The result of this development is that the main, perhaps only identifying characteristic of the Greek Albanians is now their language.”)
Arnautët e Greqisë, 1782
Të kalojmë tek qyteti Arna të Moresë , qytet i cili kishte një rol shumë të madh në kryengritjet për pavarësinë e Greqisë (1821-1829 ). Eshtë e njohur
“ Shpella e Kolkotronit” në veri të MT. Annina. Kjo shpellë quhet ashtu nga si aty ishte fshehu Konstantini ( i ati i Theodor Kolkotronit), i cili e mbronte pirgun afër fshatit K`shtoja, dhe pasi ishte i plagosur u gjet dhe u vra.
Pse dola tek qyteti Arna i Moresë ? sepse doja të gjeja të vërtetën e emrit Arnaut. Në More gati të gjithë banorët ishin arvanitas në tokat e tyre, ashtu edhe në Arna.
“Sipas shënimeve thuhet se turqit e morrën emrin arvanit dhe sipas metatezës sipas metatezës van – në – nav, e nxorën emrin Arnaut.” ?
A mos është më afër, që emri arna- ut të ketë lindur nga qyteti Arna . Morea ishte ishulli i dytë i pushtuar nga osmanët, dhe aty hasën në një popull tjetër nga të tjerët, dhe sipas qytetit Arna shqiptarët u quajtën Arna-ut.
Unë e hapa një rrugë studimi që meriton shumë kujdes nga studjuesit e ndryshëm. Të hapish tema t hapish tema të reja nuk është mëkatë.