Kandidati për Kuvendin Komunal në Malishevë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Maliq Kryeziu, njëherit baba i djalit të tij të pagjetur, ka thënë se emri i djalit të tij nuk figuron në pllakën e ngritur të të pagjeturve në Malishevë.

Ai ka thënë se ka edhe shumë të pagjetur të tjerë, emri i të cilëve nuk figuron në lapidarin e të pagjeturve.

“Pllakat përkujtimore që janë ngritur në Malishevë, emri i djalit tim nuk figuron aty, por edhe i shumë të tjerëve, emrat nuk figurojnë aty, e kam përmendur kryetarit të tanishëm”, ka thënë Kryeziu.

Maliq Kryeziut i ishte marrë djali i tij, Mentori, nga forcat serbe në Kralan të Gjakovës dhe që nga ajo ditë ai dhe familja e tij nuk dinë asgjë për fatin e tij. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.