Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrush Hoti, ka vazhduar aktivitetet e tij në teren në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar fshatin Pagarushë, shkruan TV Malisheva.

‘Edhe ky fshat ballafaqohet me shumë probleme, e më specifik është ai i infrastrukturës kanalizimi dhe disa rrugë në këtë fshat. Kryetari në ardhje Bajrush Hoti shpalosi programin qeverisës ku u ofroi zgjidhjen e këtyre problemeve banorëve të fshatit Pagarushë, po ashtu kërkoj mbështetjen edhe për kandidaten Filloreta Krasniqi’, shkruan LDK-ja e Malishevës.

Ja postimi i tij:

Kandidati për Kryetar Komune z.Bajrush Hoti bashkë me bartësin e listës z.Labinot Gashi dhe kandidaten për asamble komunale Filloreta Krasniqi vizituan Pagarushën.

Edhe ky fshat ballafaqohet me shumë probleme, e më specifik është ai i infrastrukturës kanalizimi dhe disa rrugë në këtë fshat.

Kryetari në ardhje Bajrush Hoti shpalosi programin qeverisës ku u ofroi zgjidhjen e këtyre problemeve banorëve të fshatit Pagarushë, po ashtu kërkoj mbështetjen edhe për kandidaten Filloreta Krasniqi.

MALISHEVA PËR TË GJITHË

160 BAJRUSH HOTI

23 Filloreta Krasniqi /TV Malisheva

Share.