Pas fitores 3:2 ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve, Liverpooli ka vazhduar përsëri me paraqitje të mira.

“Të Kuqtë” arritën sot ta mposhtin skuadrën e Crystal Palace me rezultat 3:0, ndeshje kjo që ishte e vlefshme për xhiron e pestë të Premier Ligës angleze.

Fillimisht, ishte sulmuesi Sadio Mane që e zhbllokoi rezultatin në “Anfield Road”, duke shënuar në minutën 43′ për 1:0.

Goli i dytë i Liverpoolit erdhi në pjesën e dytë, ku Salah shënon për 2:0 në minutën e 78′.

Fitoren e Liverpoolit e vulosi supergoli i mesfushorit Keita, i cili shënoi në minutën e 89′ për 3:0.

Me tre pikët e reja, Liverpooli ngjitet në pozitën e parë në tabelë me gjithsej 13 pikë, tre më shumë se Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Everton.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Liverpool dhe Crystal Palace është 3:0 në favor të nikoqirëve. /TV Malisheva

Share.