Skuadra e Llapit nuk e ka shijuar fitoren në Superligë këtë edicion as pas ndeshjes të javës së pestë.
Skuadra e Tahir Batatinës u mposhtë në Suharekë nga Ballkani me rezultat 2-0, me golat e sulmuesit Ermal Krasniqi në minutën e 13 dhe minutën e 93, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme duke shënuar 5 gola në 5 ndeshje.
Ndeshja filloi disa minuta me vonesë për shkak të tifozëve vendës që u desh ta lëshonin tribinën një pjesë e tyre, ndërsa në pjesën e dytë, policia e Kosovës zbrazën të gjithë tribinën.
Pas kësaj fitore Ballkani ngjitet në pozitën e parë me 11 pikë, të paktën deri nesër, ndërsa Llapi mbetet në kuotën e 2 pikëve në vendin e parafundit.