Ajo tashmë është shndërruar në një nga artistet më të admiruara në treg e po ashtu edhe nga publiku shqiptar.
Fjala është për këngëtaren e njohur Engjëllusha Salihu, e cila prej vitesh është e pranishme në estradë duke sjell kështu projekte e bashkëpunime të shumta.
Biondja së fundmi ka qenë e ftuar në rubrikën ‘5 data’ në Prive, në të cilën ka rrëfyer një nga humbjet më të mëdha në jetë – atë kur i vdiq gjyshi pasi kishte qëndruar një kohë të gjatë me të.
Krijuesja e “A e din dashni”, e cila tani është 26 vjeçe, thotë se ngjarja ndodhi në 2010 kur ishte vetëm 15-vjeçe dhe se e përjetoi mjaft rëndë.
“Unë kam nejt shumë me gjyshen dhe gjyshin kur nëna ka qenë në turne bashkë me babanë, kur kam qenë e vogël se atëherë turnetë kanë zgjatur shumë dy tre muaj dhe unë ose kam qenë të dajtë ose ata kanë qenë tek ne, sidomos me ata të dy e kam pasur një lidhje shumë të fortë”.
Gjyshi ka ndërruar jetë në vitin 2010, e mbaj mend herët e para kur kam qenë te dajtë që nuk ka qenë gjyshi asgjë nuk ka qenë më njëjtë se gjyshi, njerëzit që e kanë njohur nga afër e dinin si një person me shumë pozitivitet, ka qenë shumë demokrat për atë kohë, ka qenë përkrahësi i vetëm i mamit, një njeri shumë vizionar. Sa herë e kujtoj, i kam kujtimet më të mira. Fatmirësisht, nuk kam përjetuar ndonjë vdekje tjetër pas asaj”, ka thënë më tej Engji në rrëfimin e saj.
Engjëllusha përndryshe këtë verë ka qenë shumë e zënë me mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore së bashku me të ëmën, artisten Shyhrete Behluli.