Alban Krasniqi, kandidat për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vazhduar aktivitetet e tij në teren, raporton TV Malisheva.

Krasniqi në kuadër të fushatë zgjedhore gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatin Mleqan, me ç’rast ka parë nga afër gjendjen infrastrukturore të fshatit, problemet dhe sfidat që po i preokupojnë banorët.

“Prej problemeve në fshat të cilat u përmenden ishin: Punimet e ndërprera në oborrin e shkollës fillore “Beqir Gashi” gjendja në të cilën është lënë kjo hapësirë rreth shkollës vërtetë është e tmerrshme, pamjet nga aty flasin shumë për çasjen e treguar nga pushteti në ikje se si ka menaxhuar me paranë publike dhe se si i ka realizuar projektet. Zgjidhja jonë do të jetë rregullimi i tërsishëm i kësaj hapësire, shndërrimi i saj në hapësirë të gjelbruar dhe park rekreativ, ndërsa fusha e shtruar në asfalt që është bërë në vitin 2008 është e gatshme dhe lehtë e integrueshme në fushë integrame multifunksionale”, shkruan Krasniqi në Facebook, përcjell TV Malisheva.

Shkrimi i Krasniqit:

Në Mleqan për të parë nga afër gjendjen infrastrukturore të fshatit, problemet dhe sfidat që i preokupojnë banorët si dhe mundësitë që ti zgjidhim së bashku gjithnjë duke i prioritizuar ato.

Fillimisht një mikëpritje e ngrohtë nga kandidati për asamble Alush Kryeziu dhe aktivistët tjerë të Pikës. Takim në të cilin pata mundësin ti shpalos shkurtimisht disa nga prioritetet tona që i kemi për fshatin.

Prej problemeve në fshat të cilat u përmenden ishin: Punimet e ndërprera në oborrin e shkollës fillore “Beqir Gashi” gjendja në të cilën është lënë kjo hapësirë rreth shkollës vërtetë është e tmerrshme, pamjet nga aty flasin shumë për çasjen e treguar nga pushteti në ikje se si ka menaxhuar me paranë publike dhe se si i ka realizuar projektet. Zgjidhja jonë do të jetë rregullimi i tërsishëm i kësaj hapësire, shndërrimi i saj në hapësirë të gjelbruar dhe park rekreativ, ndërsa fusha e shtruar në asfalt që është bërë në vitin 2008 është e gatshme dhe lehtë e integrueshme në fushë integrame multifunksionale.

Projekt i lënë në gjysmë është edhe rregullimi i kanalizimit në lagjen Shalaj, rrjeti nuk është lidhë me pjesën tjetër të fshatit. Zgjidhja jonë do të jetë rregullimi i gjithë rrjetit të kanalizimeve në gjitha fshatrat dhe ndërtimi i impianteve që do të jetë zgjidhje përfundimtare. Rrjeti elektrik, sidomos ai i tensionit të lartë në lagjen Shalaj është problem shumë i madh dhe i vë në rrezik banorët e kësaj lagje, siç kemi thënë probleme të kësaj natyre ne do ti zgjidhim duke obliguar KEDS-in që ti kryejë shërbimet ndaj konsumatorëve duke u ofruar cilësinë në shërbime dhe rrjetë elektrik të sigurt.

Këto dhe shumë çështje tjera që i diskutuam sot në Mleqan dhe që po i diskutojmë me qytetarët tjerë kudo në lagje e fshatra do të jenë prioritet i yni që t’u japim zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme.

#144LëvizjaVETËVENDOSJE!

#144AlbanKrasniqi

#5AlushKryeziu /TV Malisheva

Share.