Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e kësaj komune, shkruan TV Malisheva.

Kandidati i PDK-së ka kërkuar nga këta të fundit që të punojnë bashkë, në mënyrë që  t’i shfrytëzojnë mundësitë që i ka komuna, duke e bërë kështu Malishevën qendër të zhvillimit, përcjell TV Malisheva.

Tutje, në këtë takim, Kilaj gjithashtu ka prezantuar edhe pesë pikat kryesore të programit të tij për rininë e Malishevës.

“1.Përfaqësim në qeverisjen komunale; 2.Bursa për studentë e mbështetje të veçantë për vajzat dhe profesionet deficitare me bursa të kategorizuara; 3.Mbështetje të iniciativave të reja biznesore; 4.Praktika në Institucionet Publike dhe Private; 5. Mbështetje dhe pesëfishim të projekteve për organizatat rinore”, thuhet në pesë pikat që Kilaj ka prezantuar, raporton TV Malisheva.

Ja postimi i PDK-së në Malishevë:

#IsniKilaj

Ishte knaqësi qe sonte bashkëbiseduam me të rinjët e komunës sonë.

Ju kërkova të punojmë bashkë për t’i shfrytëzuar mundësitë që i ka komuna duke e bërë Malishevën qendër të zhvillimit.

Pikat kryesore për rini që i prezentova:

1.Përfaqësim në qeverisjen komunale;

2.Bursa për studentë e mbështetje të veçantë për vajzat dhe profesionet deficitare me bursa të kategorizuara;

3.Mbështetje të iniciativave të reja biznesore;

4.Praktika në Institucionet Publike dhe Private;

  1. Mbështetje dhe pesëfishim të projekteve për organizatat rinore.

Bashkë me rininë!

Bashkë për Malishevën!

PDK 177 /TV Malisheva

Share.