Për të përcjellë ndeshjen e futbollit mes Malishevës dhe Feronikelit e cila përfundoi në favor të vendasve kishte interesim të madh, shkruan TV Malisheva.

Ndonëse pandemia, biletat për këtë ndeshje u shitën në kohë të shkurtër, dhe se shumë adhurues të Malishevës mbetën jashtë stadiumit, kjo për  arsye se nuk kishte më vende të lira.

Ai që padyshim që erdhi me gjithë zemër për të parë nga afër këtë ndeshje ishte edhe ky voglush nga Malisheva.

Siç shkruajnë qytetarët, ai është ndër tifozët më të rregullt të klubit të FC Malisheva.

E, pa pikë mëdyshje edhe mund të themi se ka qenë tifozi më i mirë i kësaj super ndeshje. /TV Malisheva

Share.