Anëtari i Listës Guxo, dega në Malishevë, Valon Krasniqi ka adresuar një problem që po vërehet në Komunën e Malishevës.
Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka thënë që disa familje me plotë dinjitet e që janë me asistencë sociale po kërcënohen me thirrje telefonike e gjëra të liga nga pushtetet e komunës.
Ai ka bërë thirrje që kjo gjë të ndalohet dhe dinjiteti të mos iu nëpërkëmbet këtyre familjeve, raporton TV Malisheva.
“Dmth qytetarët po na informojn për një presion tejet të lartë që është duke ju ndodhur nga zyrtar të këtij dikasteri. Mos ua shkelni dinjitetin familjeve skamnore o të pa dinjitet.”
Postimi i plotë:
Familjet me plotë dinjitet por për shkak të pushteteve jo të mira në Komunën e Malishevës janë me asistencë sociale po kërcënohen në lloj lloj formati me thirrje telefonike e gjëra të liga.
Andaj nëse ndonjë zyrtar i qendrës së asistencës sociale akuzohet shumë shpejtë për keqpërdorim të detyrës mund të përfundojë si është më keq.
Dmth qytetarët po na informojn për një presion tejet të lartë që është duke ju ndodhur nga zyrtar të këtij dikasteri.
Mos ua shkelni dinjitetin familjeve skamnore o të pa dinjitet.