Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës nga covid-19 janë shëruar 30 persona dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2744 raste, prej tyre 2483 janë shëruar, 83 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 178 persona. /TV Malisheva

Share.