Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka bërë një premtim për qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që priten të mbahen më 17 tetor, shkruan TV Malisheva.

Kilaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në rast se bëhet kryetar i Malishevës, do të krijojë Ndërmarrje Publike për mirëmbajtje të projekteve dhe hapësirave publike.

Ai madje premton se në këtë projekt që do ta mbajnë Malishevën të pastër do të punojnë 30 punëtorë.

“Malisheva me Ndërmarrje Publike për mirëmbajtje të projekteve dhe hapësirave publike. Ajo do ta mbajë komunën e pastër dhe në të pritet të punojnë 30 punëtorë. Bashkë për Malishevën!”, ka shkruan Kilaj në profilin e tij në Facebook, raporton TV Malisheva.

Share.