Alban Krasniqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar Qendrën Rehabilituese Handikos në Malishevë, përcjell TV Malisheva.
Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se në këtë vizitë është takuar me menaxheren e kësaj Qendre, Feride Hoxha, me të cilën kanë diskutuar për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo Qendër.
Ja shkrimi i Krasniqit:
Sot vizituam Qendrën Rehabilituese Handikos në Malishevë me ç’rast takuam menaxheren e kësaj Qendre znj. Feride Hoxha, ku së bashku diskutuam për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo Qender.
Kjo organizatë që nga themelimi i saj ka qenë derë e hapur për shumë fëmijë dhe persona që kanë pas nevojë për përkujdesje dhe trajtim të veçantë. Deri me tani funksionimi i saj ka qenë kryesisht i mbështetur nga donacionet e organizatave të ndryshme dhe shumë pak nga institucionet komunale.
Siç edhe u njoftuam nga znj. Hoxha që nga tetori i vitit të kaluar kjo Qender për shkak të mos mbështetjes institucionale nuk ka mundur të ofrojë shërbime për fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta duke rrezikuar kështu edhe mbylljen e kësaj Qendre për shkak të mungesës së fondeve për angazhimin e stafit të nevojshëm.
Deri me tani kjo kategori e shoqërisë tonë nuk ka pasur përkujdesin e duhur, nuk ka pasur hapësirën e duhur në jetën publike, institucionale, në punsim, nuk i është ofruar çasje e lehtë as në institucione, si në shkolla, komunë QKMF dhe institucione tjera. Investimet komunale edhe në aspektin e infrastrukturës përfshirë këtu rrugët, trotuarët, parkingjet nuk janë ndërtuar në atë mënzrë që ndaj këtyre personave të krijohen kushte shumë më të përshtatshme.
Natyrisht kjo praktikë e deritanishme diskriminuese do të merr fund me qeverisjen tonë dhe ashtu siç ka filluar që qeverisja qendrore të ketë fokusin dhe orientimin kah aspekti i mirëqenies sociale, pra nga aspekti human dhe social, ashtu orientim i yni do të jetë edhe në nivelin lokal të qeverisjes tonë pas 17 Tetorit.
Infrastrukturë e qasshme për personat me nevoja të veçanta në institucione publike, administrative, shëndetësore dhe arsimore,
Vendosja e ashensorit në QKMF dhe në ndërtesën e komunës,
Vënia në shërbim të personave me nevoja të veçanta të makinës transportuese dedikuar për ata por që aktualisht mbahet në parkingun e komunës,
Gjithpërfshirja dhe integrimi i tyre në procesin edukativo arsimor, në sfren publike dhe në punësim. /TV Malisheva