Kandidati për kryetar të Malishevës nga PDK-ja, Isni Kilaj, ka vazhduar aktivitetet në teren, duke u takuar me banorët e fshatrave Bellanicë dhe Senikë.
Kilaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se në këto dy fshatra ka shpalosur disa nga pikat e programit të tij qeverisës, përcjell TV Malisheva.
Ndërsa, është zotuar se do të punojnë së bashku me qytetarët që Komuna e Malishevës, të jetë një komunë e zhvilluar.
Ja shkrimi i Kilajt:
Sonte bashkë më bartësen e listës, zonjën Mirëlinda Gashi, dhe me dy kandidatët për Asamble nga fshatrat Bellanicë dhe Senikë, Eduarta Kafexholli dhe Gentrit Ramaj, shpalosëm disa nga pikat e programit për qeverisjen katër vjeçare të Komunës së Malishevës.
U zotuam se do të punojmë bashkë me qytetarët që Komuna e Malishevës të jetë një komunë e zhvilluar.
Bashkë për Bellenicën dhe Senikun!
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK/TV Malisheva