Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e AAK-së, Kastriot Berisha, edhe sot ka vazhduar aktivitetet e tij në teren në kuadër të fushatës zgjedhore, shkruan TV Malisheva.
Berisha përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook, ka treguar se sot ka vizituar fermerin Sinan Shala nga fshati Ngucat.
Ai shkruan se “Malisheva që Duam është Malisheva e fermerëve të tillë të cilët do t’i kishte lakmi e gjithë bota, por që fatkeqësisht institucionet tona nuk i vlerësuan deri tash sa duhet. Kjo do të ndryshojë”.
Ky është shkrimi i Berishës:
Në familjen e Sinan Shalës në Ngucat gjithnjë bujari është ajo që mund të prisni.
Fermeri i njohur ka plot 480 koshere të bletëve, punë e cila më fascinoi pasi e pashë nga afër.
Ai njihet për këtë veprimtari familjare, e cila është më e madhja në komunën e Malishevës.
Sinani aplikoi hiç më pak se pesë herë në institucionet tona për grante, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje pozitive.
Malisheva që Duam është Malisheva e fermerëve të tillë të cilët do t’i kishte lakmi e gjithë bota, por që fatkeqësisht institucionet tona nuk i vlerësuan deri tash sa duhet. Kjo do të ndryshojë!
#MalishevaQeDuam
#KB /TV Malisheva