Alban Krasniqi, kandidat i VV-së për kryetar të Malishevës, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Qendrën për Punë Sociale në Malishevë, shkruan TV Malisheva.

Krasniqi tregon se me këtë rast është njohur nga afër edhe me aktivitetet që po zhvillon ky institucion si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ndërsa, edhe ka bërë me dije se zgjidhja e tyre do të jetë zhvendosja e Qendrës për Punë Sociale në Malishevë në një objekt të ri dhe modern.

Ja shkrimi i tij:

Sot vizituam Qendrën për Punë Sociale në Malishevë

Gjatë kësaj vizite së bashku me kandidaten për asamble Arbnora Hoti dhe bartësin e listës Veton Zogaj, diskutuam me U.D. të Drejtorit z. Afrim Zogaj, ku u njohem me aktivitetet që zhvillon ky institucion si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Këtu pamë që, infrastruktura për veprim është e papërshtatshme dhe me qeverisjen tonë pas 17 Tetorit, ky institucion do të zhvendoset në një objekt të ri e modern, i cili do t’u mundësojë stafit të punonjësve hapësirë për punë më të shpejta dhe cilësore. Problem tjetër është edhe infrastruktura me mjete teknike. Problem kryesor dhe tejet serioz në këtë qendër janë ankesat e shumta të qytetarëve të cilët kushtëzohen me orientim vote nga pushteti aktual, konkretisht nga një zyrtar i cili dihet me emër e mbiemër. Pra, kjo për ne është tejet shqetësuese sepse askush s’ka të drejtë ta kushtëzojë askënd! Zgjidhja jonë do të jetë zhvendosja në një objekt të ri dhe modern, pajisja me mjete pune si dhe kjo praktikë kushtëzimi jo vetëm në këtë qendër por në asnjë institucion ku ne do të qeverisim s’do të ekzistojë.

#144LëvizjaVETËVENDOSJE! /TV Malisheva

Share.