Arsenali do të jetë pa Granit Xhakan të pezulluar për ndeshjen e tyre të raundit të tretë në Carabao Cup me AFC Wimbledon.

Xhaka nuk do të luajë edhe këtë lojë, pasi u suspendua me tri ndeshje pas kartonit të kuq kundër Manchester City.

Tjetër lojtar që është në dyshim për ndeshjen, është edhe Mohamed Elneny, i cili ka një lëndim të lehtë.

Mikel Arteta të tjerët i ka të gatshëm për lojë, edhe pse sipas mediave britanike thuhet se do të bëjë shumë ndryshime në formacion, duke parë kundërshtarin me të cilin do të luajë. /TV Malisheva

Share.