Sot rifillon puna në ambulancat specialistike, të cilat ishin shndërruar në hapësira për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Se sot rifillon puna në ambulancat specialistike e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK), njofton se nga data 22 shtator 2021 ( e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike , për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19”, u tha në njoftimin e ShSKUK-së. /TV Malisheva