Në verë, kur bishtajat janë të freskëta dhe mund të gjenden në kopshte dhe tregje, është e lehtë t‘i përgatisësh, por në dimër është një detyrë e vështirë, sepse thjesht nuk gjenden të freskëta

Konservimi i bishtajave është i lehtë. Ka dy mënyra shumë të thjeshta për t’i konservuar.

Në rastin e parë, bishtajat pastrohen nga majat dhe kërcejtë. Zhytni në ujë të valuar dhe të kripur. Mbushni kavanozat me bishtaja dhe në fund shtoni pak ujë në të cilin i keni zhytur bishtajat.

Mbyllni kavanozin dhe vendoseni në një tenxhere gatimi. Pasi të vlojë uji, mbani për 30 minuta dhe hiqni kavanozat nga zjarri.

Një mënyrë tjetër për t’i konservuar bishtajat në kavanoza është gjithashtu shumë e thjeshtë. Bishtajat pastrohen përsëri nga kërcejtë dhe majat. Çdo bishtajë pritet në 2 ose 3 pjesë në varësi të gjatësisë.

Vendosni bishtajat e njoma tashmë të copëtuara të zihen në ujë të valë. Shtoni qepë të grira, karota, piper të kuq dhe disa thelpinj hudhre dhe përgatitni çorbë me bishtajat më të zakonshme.

Kur të keni mbaruar, i mbushni dhe i mbyllini kavanozat. Zieni kavanozat me bishtaja të njoma edhe për 30 minuta.

Bishtajat e përgatitura në këtë mënyrë janë gati për një darkë të shpejtë. Thjesht hapeni kavanozin, hidhni bishtajat në një tenxhere me pak më shumë ujë dhe zieni çorbën në mënyrën tradicionale dhe darka është gati.

Bishtajat në kavanoza mund të përdoren edhe për pjatat klasike sikurse janë bishtajat me mish, bishtajat e fërguara, bishtajat me patate. /TV Malisheva

Share.